Tadiç: Veselinoviçi ishte arrestuar gjatë mandatit tim, e liroi Vuçiç

schedule12:05 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 12:05 - 14 Dhjetor, 2021

Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, ka folur për Zvonko Veselinoviçin dhe Milan Radoiçiçin, që së fundi u sanksionuan nga SHBA-ja për shkak të aktivitetit të tyre si grup i organizuar kriminal.

Tadiç tha se Veselinoviçi ishte aktiv në veprime kriminale edhe gjatë kohës sa ai ishte në krye të shtetit serb është arrestuar dhe më pas është liruar nga qeveria aktuale serbe.

“Ne kishim informacion të mjaftueshëm se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, sepse pas një dekade kemi një dënim për lidhjen me autoritetet serbe”, tha Tadiç në N1, duke shtuar se amerikanët hetojnë gjatë dhe tërësisht, por pasi të mbarojnë hetimi, është i mbyllur dhe i zbatueshëm në mënyrë të sigurt para gjykatave.

I pyetur nëse sanksionet e SHBA-së do të preknin lidershipin politik të Serbisë, Tadiç tha se Veselinoviçi dhe Radoiçiçi janë “pa dyshim figura politike” dhe qëndronin pas Listës Serbe në Kosovë.

Ai tha se ata dy si u takuan në jahte me politikanë shqiptarë të Kosovës, ndërsa në Serbi morën pjesë në bordin kryesor të Partisë Progresive Serbe në pushtet.