Zhvillime të reja në Selinë Blu! Pas vizitës së Sali Berishë me mbështetësit e tij, në selinë e Partisë Demokratike ditën e sotme kanë zbarkuar ndërkombëtarët. Por ndryshe nga Berisha që hodhi poshtë kategorikisht përballjen me Bashën, ndërkombëtarët mësohet se takimin do ta kenë pikërisht me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha.
Vizita në selinë e PD-së nisi në orën 10:00, ku ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai i BE-së, Luigi Soreca, ai italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja Elisabeth Barsacq francez.
Raportohet se tema kryesore e diskutimeve do të jetë situata e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike, ku një Kuvend Kombëtar pritet të mblidhet nga Basha më 18 dhjetor, ndërsa një tjetër u mbajt nga Sali Berisha më 11 dhjetor. Në Kuvendin e Berishës, u pretendua shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar, e pikërisht me këto pretendime, Sali Berisha së bashku me grupin e tij demokrat pasditen e djeshme zbarkuan në selinë e PD-së ku edhe ngritën një Komision për Referendumin e datës 18 dhjetor. /abcnews.al/