“Nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras”, Rama: Nis puna për rrugën turistike që të çon në Lurë

schedule08:35 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 08:35 - 14 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e së hënës projektin e rrugës së re turistike që sjell më afër Mirditën dhe Dibrën. Sipas asaj që thotë kreu i qeverisë ka nisur puna për 64 km rrugë turistike nga Perlati, në Fushë Lurë e deri në Arras.

“Me përfundimin e kësaj rruge, do të zbulohet një tjetër mrekulli e fshehur e Shqipërisë siç është Lura,” shkruan Rama.

EDI RAMA NË FACEBOOK
“MIRËMËNGJES ?
dhe me projektin e punës së nisur për 64 km të reja rrugë turistike, nga Perlati në Fushë Lurë e deri në Arras, e cila do të zbulojë një tjetër mrekulli të fshehur të Shqipërisë siç është zona e magjishme e Lurës, ju uroj një ditë të mbarë?.” /abcnews.al/