Gazetari Valon Syla në Prishtinë ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe për shpalljen non-grata nga SHBA-ja të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
Syla në Pressing të T7 tha se Sali Berisha është një hero për ndërtimin e autostradës e për futjen e Shqipërisë në NATO, por ai shtoi se është edhe Sali Berisha i vitit 1997 e i Gërdecit.
“Sali Berisha është një hero për ndërtimin e autostradës, futjen e Shqipërisë në NATO por është edhe ai i ’97, destabilizmit në Shqiperi por është edhe i Gërdecit. Pra është një politikan qe nuk duhet me marrë fort nga të zemres. Pas futjes në listën e zezë të Bidenit është duke e lujatur kartën e vetme që e ka në dorë, që është kjo sjellje që po e bënë”, tha Syla.
Tutje ai tha se Berisha po shpenzon para të hatashme për ta nxjerrë nga këto lista.
“Zotri Berisha është duke harxhuar para të hatashme për ta nxjerrë nga këto lista. Është duke paguar agjenci lobiste në Amerikë për të ia ndrequr një agjendë për ta nxjerrë nga loja”, tha Syla./ Gazeta Ekspres