Renato Arapi, trajneri i Teutës, pas ndeshjes me Kukësin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Fillimisht durrsaku deklaroi: “Jam i kënaqur me ekipin. Kukësi na vuri vështirësi në krahun e djathtë tonin, në pjesën e dytë reaguam. Patëm raste, edhe Kukësi i pati. Në fund besoj që rezultati ishte i drejtë”.
“Titulli? Shembullin e kemi nga vjet, ishim 11 pikë pas. Është e vështirë, sepse nuk varet vetëm nga ne. Duhet të gabojnë Vllaznia, Tirana dhe Kukësi. Gjithsesi, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një”.
“Duhet të jemi më pragmatistë. Edhe më Dinamon patëm raste, sidomos në pjesën e parë. Kjo ndeshje me ngroh, sepse e kontrolluam lojën në pjesën e dytë. Patëm oshilacionet tona, por jemi optimistë për të ardhmen”.
“Duke ditur që Kukësi ka organizim loje dhe nuk e humb topin, menduar t’i prisnim te 70 metrat e fushës dhe të riniseshim në kundërsulm. Edhe portieri e kishte detyrë ta niste shpejt lojën. U interpretuan mirë, sepse duheshin ruajtur edhe ekuilibrat në fushë”.
“Më mirë Tirana të dalë barazim. Duhet të shënojmë më shumë. Kampionati ynë ky është, krijohen raste, por nuk është cilësia e madhe për të shënuar. Besoj që nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi edhe në këtë aspekt”. / abcnews.al

