Dy skuadrat e Mançesterit nuk patën një mesjavë të bukur në Angli. Mançester Siti humbi, dhe Mançester Junajtidi barazoi, por trajnerët e tyre mbeten me shpresë për sukses
I tha edhe një lamtumirë tjetër të vogël ndaj titullit të fituar vjet. Në një sezon, më të vështirë sesa pritej, Mançester Junajtidit pësoi një humbje të papritur në fushën e Njukasëllit, për Premier Ligën.
Duhej të kishte qenë ndeshja që do ta afronte në vetëm 1 pikë me Liverpulin kryesues të Premier Ligës, por mesjava me shumë gjasë mund të përfundojë krejt në të kundërt. Në “Sent Xhejmsis Park”, vendasit luajtën si në kohën e Alan Shirerit, duke mos u tronditur nga goli i minutës së parë, shënuar nga “snajperi” Aguero.
Reagimin e patën në pjesën e dytë, të nxitur edhe nga fjalimi në pushim i Rafa Benitezit, që nuk do të mërzitej nëse ish-ekipi i tij, Liverpuli, do ta fitonte titullin. Salomon Rondon në 66’ dhe Mat Riçi me penallti në 80’ sollën përmbysjen.
Po Pep Guardiola çfarë tha?
“Jemi në janar, jo në prill apo maj, – tha trajneri katalanas, – ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne mund ta mbrojmë titullin. Natyrisht, nuk është kurrë mirë kur humbet, por jemi në një kampionat shumë të fortë, dhe çdo skuadër do të humbasë pikë”.
Liverpuli kryeson me 60 pikë dhe një ndeshje më pak, Siti ka 56. As skuadra tjetër e Mançesterit nuk pati një mesjavë të bukur. Gjithsesi, barazimi 2-2 I Mançester Junajtidit me Bërnlin modest në “Old Traford” nuk u duk aq I keq, edhe pse përfundoi seria prej 8 fitoresh radhazi me trajnerin e ri, Solskjer.
Miqtë ishin në epërsi 2-0, ndërsa vendasit barazuan 2-2, me të gjithë golat në pjesën e dytë, dhe me reagimin e Junajtidit erdhi në minutat e fundit. Skuadra e sotme, në këtë aspekt, po ngjan me atë të Sër Aleks Fergusonit që fitoi gjithçka në Angli dhe në Europë.
“Lojtarët e mi treguan një karakter të madh, – u shpreh Solskjeri pas ndeshjes, – nuk mund të fitosh gjithnjë, por rëndësi ka të reagosh. Parimi I Mançester Junajtidit është që të mos dorëzohet kurrë”. Pol Pogba ktheu në gol penalltinë në 87’, dhe minutat e fundit ishin një “sulm atomik” i skuadrës së Solskjerit.
Mund të ishin shënuar më shumë se vetëm një gol, por kaq qe e thënë, dhe në të vërtetë Mançester Junajtid nuk është se meritonte shumë, për ndeshjen e luajtur, në tërësi. Mbrojtësi Lindelof barazoi në minutën e 92-të./abcnews.al