Teuta dhe Kukësi do të përballen në “Elbasan Arena” për javën e 13-të të kampionatit shqiptarë.
Një ndeshje që premton të jetë e luftuar, me verilindorët që kërkojnë rikthimin te fitoja pas asaj humbje të kontestuar me Laçin, ndërsa nga ana tjetër djemtë e detit tentojnë vazhdimësinë e fitoreve.
Trajneri Renato Arapi në ndeshjen e sotme do të ketë një mungesë të sigurt me Jackson, i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë tekniku i verilindorëve, Diego Longo ka një dilemë sa i takon formacionit ku në balotazh janë Peposhi dhe Domi për një fanellë titullari.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Selmani, Kotobelli, E.Vila, Aleksi, Daja, Kallaku, L.Vila, Giorgiev. Trajner: Renato Arapi
Kukësi: Tafas, Lulaj, Hilaj, Ndreca, Peposhi (Domi), Sh.Taipi, De Lucas, Gj.Taipi, Feijao, Basha, Milunovic. Trajner: Diego Longo /f.a/abcnews.al