Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga rrëzimi i pallatit në Sicili.
Mediat vendase bëjnë me dije se në orët e fundit janë nxjerrë nga rrënojat katër trupa të pajetë, ndërkohë vijojnë të jenë të zhdukur edhe 2 persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një ndërtesë e cila ka dëmtuar dhe dy banesa afër në qytetin jugor të Sicilisë Ravanusa./abcnews.al