Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

18-vjeçari hedh bombën në shkollë, 10 të plagosur përfshirë autorin

schedule14:42 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 14:42 - 13 Dhjetor, 2021

Një 18-vjeçar i diplomuar në një shkollë ortodokse në qytetin rus Serpukhov shpërtheu një bombë brenda shkollës. Për pasojë ai mbeti i plagosur vetë si dhe 9 persona të tjerë, njoftuan sot autoritetet e rajonit të Moskës.

“Sot në orën 08:24 me orën lokale një 18-vjeçar i diplomuar në këtë institucion arsimor hyri në shkollën ortodokse që ndodhet pranë manastirit Vladisny Vendensky në qytetin Serpukhov dhe shpërtheu eksplozivin që solli”, shpjeguan autoritetet.

Atentatori u identifikua si Vladislav Struzhenkov. Bomba e përdorur ishte artizanale, dhe vetë autori mbeti i plagosur rëndë, duke humbur dhe njërën këmbë. Sipas informacioneve  paraprake, 18 vjeçair kishte kohë që planifikonte sulmin dhe koha e zgjedhur ishte pikërisht lutja e mëngjesit. Por bomba shpërtheu në mënyrë të pavullnetshme që në hyrje të shkollës.

Sipas hetuesve, autori i sulmit pak kohë më parë kishte pasur përplasje me studentë dhe mësues në shkollë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!