Hristijan Mickoski u rizgjodh sërish në krye të partisë VMRO-DPMNE. Kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë.
Mickoski ishte i vetmi kandidat për kryetar të partisë opozitare.
Në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare./ Alsat