Basha i “Kosheres” ka zhvilluar një intervistë me Bes Kallakun ku ka komentuar Kuvendin e mbajtur nga Sali Berisha. Ai thotë se Berisha ka mbledhur një miting pasi Kuvendi nuk mund të bëhet pa prezencën e tij. Si do t’i sjellë demokratët në pushtet? Kreu i PD-së thotë se po harton një strategji me një “mikun” e tij me të cilin ka zhvilluar dhe një takim. Për kë bëhet fjalë?
Pjesë nga intervista:
Basha: Nuk di gjë unë që të ketë ndonjë Kuvend. Jam këtej për qejf.
Besi: Kuvendi që mblodhi Berisha.
Basha: Ju lutem, Saliu mund të ketë mbledhur ndonjë miting se kuvendi është javën tjetër. Kuvendi nuk bëhet dot pa qenë unë aty.
Besi: Ju pse nuk shkuat meqë nuk ka Kuvend pa qenë ju aty?
Basha: Je në vete, ku të shkoj unë. Pse nuk e provon ti njëherë të shkosh që aty nuk funksionon asgjë dhe salla ishte bosh.
Besi: Mua m’u duk sikur ishte plot, po se di tani, varet nga cili këndvështrim e shikon.
Basha: Nëse salla ka qenë plot e ka mbushur Edi Rama. Ne i kemi të gjitha në dorë, po hartoj një strategji, vendimet e PD janë nul sepse vulën e kam unë.
Besi: Kush do t’i sjellë demokratët në pushtet?
Basha: Sigurisht që unë, prandaj kam ardhur këtu me mikun tim. Kam ardhur të darkoj me mikun tim për të hartuar një strategji që PD-ja të ketë fitore të thella dhe ne të arrijmë që të dalim në krye…
/abcnews.al