Vendosni themelet që në takimet e para dhe gjithçka do të shkojë në mënyrë perfekte. Në fakt, marrëdhëniet janë të vështira, duhet shumë përpjekje por dhe shumë fat për të gjetur gjysmën tjetër të jetës dhe për të krijuar një lidhje të shëndetshme. Ndiqni këshillat e mëposhtme për të “ndërtuar” një marrëdhënie të mrekullueshme.
Përqendrohuni në të tashmen, jo në të kaluarën
Nëse keni pasur një periudhë të vështirë në marrëdhëniet tuaja të vjetra, kjo nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë kështu. Jetojeni tani, shijoni ditët e para të njohjes dhe gjithçka do të jetë mirë. Çdo person, në fund të fundit, është i ndryshëm.
Flisni për të ardhmen
Është e qartë se nuk do të diskutoni se sa fëmijë doni të keni por në mënyrën tuaj, mund të mësoni se si ai ëndërron për jetën e tij në të ardhmen. Nëse do një angazhim të përhershëm, çfarë planesh ka për punën e tij dhe si e parashikon jetesën.
Takoni miqtë e tij dhe anasjelltas
Mund të dëshironi të kaloni kohë së bashku por duhet të dilni dhe me shoqërinë tuaj. Supozoni se në këtë mënyrë do ta kuptoni edhe më mirë se me çfarë personi keni të bëni.
Bëhu vetvetja
Bëhuni vetvetja në çdo aspekt të përditshmërisë suaj të përbashkët.
Mos e ekzagjeroni
Sigurohuni që të kaloni kohë me kolegët tuaj dhe lëreni të jetë vetëm me miqtë e tij. Kjo është jashtëzakonisht e nevojshme për të ndërtuar një lidhje të shëndetshme.
Shijojeni
Shijojeni atë që po ju ndodh. Jetoni të tashmen, provoni gjëra dhe aktivitete të reja me të. Jetoje atë!
Mos bëni biseda serioze përmes mediave sociale
Edhe kur e njihni mirë dikë, mund të ketë keqkuptime në komunikimin tuaj me fjalën e shkruar dhe përmes aplikacioneve. Sidomos kur sapo keni filluar të njihni dikë më mirë. Prandaj gjërat e rëndësishme do t’i thoni nga afër.
Biseda seksi
Mos ki turp të flasësh me të për seksin. Thoni atë që ju pëlqen, atë që nuk ju pëlqen dhe lëreni të bëjë të njëjtën gjë. Pra, do të kaloni një kohë më të mirë nga sa mendoni. /abcnews.al