Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike që u mandatua të shtunën në Kuvendin Kombëtar të mbajtur në stadiumin “Air Albania” ka publikuar sot një thirrje për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Këta të fundit mblidhen sot për të miratuar vendimet e marra dje në mbledhjen e kryesisë së partisë por edhe të tjera që pritet t’i komunikojë kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme. Në deklaratën e publikuar thuhet se, duke marrë parasysh vendimet e marra më 11 dhjetor, mbledhja e Këshillit Kombëtar nga “deputeti Lulzim Basha” është nul dhe e paligjshme.
Ndërsa, anëtarëve u bëhet thirrje që të bojkotojnë dhe të mos “bëhen pjesë e paligjshmërisë.”
Deklaratë Komisioni i rithemelimit PD
“Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar! Dje me 4446 vota Kuvendi Kombetar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i kryetarit per shkelje te renda statutore, si dhe konstatoi paligjshmerine e pjeses me te madhe te kryesise si te zgjedhur ne dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bejme me dije se Kuvendi Kombetar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit per te permbushur vakumin e krijuar deri ne zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise se re!
Per sa me lart ju njoftojme se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha eshte nul dhe e paligjshme.
Ju bejme thirrje te bojktoni mbledhjen dhe mos beheni pjese e paligjshmerise!
Ju ftojme gjithashtu te mos beheni pjese e percarjes dhe perjashtimeve nga PD per karriken e thyer te Lulzim Bashes.
Sot eshte momenti te bashkohemi duke degjuar zerin dhe vullnetin e demokrateve!”
Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit është i përbërë nga 15 anëtarë të cilët, sipas asaj që u vendos në Kuvend, do të ushtrojë të gjithë kompetencat që i takojnë organeve qendrore të Partisë Demokratike, me përjashtim të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.
Anëtarët janë:
Agron Shehaj
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Arben Ristani
Belind Këllici
Blendi Himçi
Bujar Nishani
Çlirim Gjata
Edith Harxhi
Edi Paloka
Edmond Spaho
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Flamur Noka
Genc Deromemaj
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Rigels Muçollari
Ivi Kaso
Keltis Kruja
Klevis Balliu
Ledina Mandija
Luan Baçi
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Sali Berisha
Megjithatë, dje pas mbledhjes së kryesisë, Basha e bëri të qartë që të gjitha organet drejtuese të PD nga kryesia tek kryetari janë në krye të detyrës. /abcnews.al/