“Turp! Nuk e prisja”, nëna e Mikeles nuk ndihet mirë pas debatit me mamin e Kristinës

schedule21:18 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 21:18 - 11 Dhjetor, 2021

Kjo e shtunë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ka nisur me debate. Prej një jave, mami i Kristinës dhe gjyshja e Mikeles kanë krisur marrëdhëniet mes tyre dhe shkak për këtë është bërë ndërrimi i skuadrave mes fëmijëve.

Kjo ka bërë që mami i Kristinës të zhgënjehet dhe të lërë skenën. Si pasojë, gjatë gjithë javës nëna është ndjerë keq me shëndet dhe nuk është paraqitur gjatë përmbledhjeve ditore.

Sot, pasi ka parë gjithçka, ajo ka reaguar, duke e konsideruar një turp. Por sapo mami i Kristinës ka nisur të reflektojë, e moshuara nuk është ndjerë sërish mirë dhe kjo ka detyruar moderatoren Ilda Bejleri të ndërpresë debatin.

“I faleminderit asaj nuses, që e kam pasur si nusen time, pavarësisht se ajo jeton në shtëpinë e saj dhe unë në timen.  Por që respektin e kemi me njëra-tjetrën dhe jemi prap të njohura. Nuk e di që të ma bënte këtë kjo, që të prekesh nga Mikeli. Jam shumë fare e mërzitur me mamin e Kristinës. Unë ca po dëgjoj këtu po habitem, ajo t’i thotë djalit tim gjithë këto. Barabartë ajo me Mikelin? Turp, turp, turp. Se ne kemi ardhur vetëm për fëmijët, për talentin e fëmijëve. Jam ngritur dhe bashkë me vajzën më çoj te doktori, po ajo ta ketë për veten e saj”, u shpreh nëna e Mikeles./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!