Kompania “Strabag” sipas kontratës duhet të përfundonte rrjetin e ujësjellësit të Gjirokastrës në muajin gusht. Por siç duket nga pamjet punimet nuk kanë përfunduar.
“Si do bëhet puna e këtyre udhëve do thyejnë ndonjë këmbë ne plakat”.
Në lagjen Varosh këmbësorët kalojnë me vështirësi, ndërsa automjetet në disa rrugë nuk mund të qarkullojnë.
“Tani e kanë mbyllur rrugë e ka kohë që e kanë hapur dhe e kanë lënë kështu”.
“Të shkatërruara janë aty nxjerr ujë ende natën po se pate mendjen bie. S’ka as specialistë”.
Edhe në rrugët ku ka përfunduar shtrirja e tubacioneve nëntokësore nuk janë vendosur sërish gurët karakteristikë.
Shumë nga to janë dëmtuar. Përfundimi I projektit duket të do të zgjasë pasi punohet me rritem të ngadalta. Shumë kanale s’janë mbyllur, ngado të sheh syri inerte të pa mbledhura dhe kalldrëme të dëmtuar.
“Nga një vëzhgim i kryer në lagjet e sipërme është vënë re se të gjitha kalldrëmet janë të shkatërruar. E njëjta situatë është edhe në vendin ku jemi aktualisht që është rruga që të çon tek shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare e kthyer në muze, mjaft e vizituar nga turistët vendas dhe të huaj”.
Pak kohë më parë në një intervistë për abc Kryebashkiaku Flamur Golemi konfirmoi se kompania është gjobitur dhe nëse nuk përfundon punimet mund të pezullohet. Punimet me vlerë 7.5 milionë euro nisën në nëntor të vitit 2019 dhe duhet të përfundonin në gusht të këtij viti./abcnews.al