Me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është rrëzuar edhe propozimi i dytë i Presidentit Ilir Meta për të vendosur Bahri Shaqirin në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët socialistë e kanë argumentuar votën kundër me mungesën e eksperiencës së kandidatit në fushën e financave.
E kanë marrë vendimin megjithatë Procedura e kuvendit e kërkon që ta dëgjojnë ballë për ballë
Bahri Shaqiri, kandidati i propozuar nga Presidenti Ilir Meta për në detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit premtoi se priotitet kyc të punës së toj do të kishte luftën kundër korrupsionit.
Por nuk është kjo pikë që e bën kryetar të Kontrollit të lartë të shtetit, por ajo që kanë paralajmëruar më herët deputetët e mazhorancës, mungesa e përvojës financiare. Të njëjtin argument dha edhe kryetari I komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj./abcnews.al