Njëri prej antarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dëshmojë përpara një grupi hetimor, pranë organit të akuzës në kryeqytet. Prokuroria e Tiranës mësohet se i ka dërguar një fletëthirrje anëtarit të KPK-së Lulzim Hamitaj, pasi disa muaj më parë ndaj tij ka patur një denoncim të bërë nga selia e Partisë Demokratike, sipas të cilit u hodhën dyshime se ai ka falsifikuar certifikatën e tij të anglishtes. Sipas opozitës, certifikata e anglishtes së anëtarit të vettingut nuk e ka vulën e Universitetit të Tiranës dhe nga sistemi TIMS rezulton se Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri, kur është pajisur me certifikatën e anglishtes. Pas këtij denoncimi të bërë nga foltorja e PD-së, Prokuroria e Tiranës ka çelur hetim për anëtarin e KPK. Lulzim Hamitaj pritet të paraqitet të enjten në orën 15:00 për të dëshmuar ne lidhje me hetimin e nisur në ngarkim të tij./abcnews.al
Prokuroria fletëthirrje për anëtarin e KPK, Lulzim Hamitaj
schedule12:43 - 29 Janar, 2019
schedule 12:43 - 29 Janar, 2019