Vllaznia do të përballet me Skëndërbeun në sfidën e javës së 13-të të Abissnet Superiores, takim i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ditën e nesërme në orën 16:45.
Shkodranët në këtë takim do të kërkojnë fitoren për të vazhduar të jenë në 3-shen e skuadrave të para, ndërsa ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve si lojtari i 12-të i tyre për të bërë të mundur marrjen e një 3-pikëshi tjetër në këtë javë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur nxjerrjen e biletave në shitje si dhe çmimet e tyre për çdo tribunë.
Një “dhuratë” nga klubi shkodran për gjitha tifozët femra, hyrja në stadium është falas. Një tjetër mesazh ky nga Vllaznia e cila edhe në ndeshjen kundër Partizanit kishte një mesazh të veçantë për dhunën në familje.
/f.a/abcnews.al