Vettingu e detyroi të kthehej në shkollë, prokurori kandidon për SPAK: Kam hetuar me sukses drogën

schedule11:20 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 11:20 - 10 Dhjetor, 2021

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme intervistoi 3 prokurorë që janë kandidatë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme, SPAK.

I pari që doli para KLP ishte prokurori Alfred Shehu, i cili ushtron detyrën në Sarandë. I dyti ishte prokurori Elvin Gokaj, i cili ushtron detyrën në Shkodër. Prokurorja e tretë ishte Sonila Muhametaj, e cila ushtron detyrën në Tiranë.

Elvin Gokaj për të cilin vettingu dy vite më parë vendosi kthimin me një vit në shkollën e magjitsraturës për shkak të problemeve me profesionalizmin u shpreh se “Kam mbajtur për disa vite postin e drejtuesit të prokurorisë si në Fier dhe Elbasan.

Kam hetuar me sukses trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe grupe kriminale që përplaseshin për proceset zgjedhore në vend.

Momentalisht jam drejtues i komanduar në prokurorinë e Apelit Durrës. Besoj tek struktura e posaçme dhe kërkoj të jap maksimumin nëse zgjidhem pjesë e SPAK-ut” tha ai./ Abcnews.al