Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga një ekzekutim me armë zjarri. Biznesmeni Rakip Roli u qëllua për vdekje teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.
ABC ka siguruar foton e 55-vjeçarit me banim ne fshatin Sanxhak, i cili 10 vite më parë ishte dënuar për një plagosje.
Në 2011, Roli së bashku me tre persona të tjerë u akuzuan dhe dënuan për plagosje të rëndë.
Lexo edhe: Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat
Ai së bashku me tre të tjerët rrahën dhe goditën me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.
Si u ekzekutua Rakip Roli?
Dy persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga biznesmeni dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.
Si pasojë e plagëve Roli ka humbur kontrollin e automjetit. Fillimisht ai është përfshirë në aksident me një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi.
Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ Abcnews.al