Konfiskohet “Ador Resort”, hoteli në pronësi në pronësi të biznesmenit Admir Hoxha, i ka kaluar shtetit.
Përmes një njoftimi Struktura e Posaçme Antikorrupsion bën me dije vlera e kësaj prone është 5 milion euro dhe ndodhet në Rinas.
‘Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, shkruan SPAK.
Gjykata vendosi sekuestron e këtij resorti më 4 shkurt 2019. Fillimisht hetimet nisën më 14 nëntor 2016 nga Prokuroria e Kavajës.
Admir Hoxha është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin e sekuestrimit të laboratorit të heroinës në Has, 19 tetor 2018. Sipas Prokurorisë Hoxha bashkëpunonte me grupin e Shijakut, ndërsa banda u godit në fillim të muajit tetor. be.k/abcnews.al