Skandali i ngacmimeve seksuale ka përfshirë dhe Charlie Rose, gazetarin e famshëm amerikan. Rrjeti televiziv CBS e ka pushuar menjëherë nga puna pasi tetë gra e akuzuan për ngacmime seksuale. Gratë, sipas asaj që raporton Uashington Post, kanë qenë nënpunëse ose kandidate që synonin të ishin pjesë e programit të tij. Gazetari, veteran i ekranit të vogël, kërkoi ndjesë publike por theksoi se jo të gjitha akuzat janë të bazuara./abcnews.al
Gazetari i njohur amerikan Charlie Rose akuzohet për ngacmime seksuale
schedule10:40 - 21 Nëntor, 2017
schedule 10:40 - 21 Nëntor, 2017