Biznesmeni Rakip Roli 55-vjeç u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Laç me breshëri automatiku teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Audi”. Policia deklaron se janë ende të paqarta rrethanat në të cilat është ekzekutuar biznesmeni. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gazetari i ABC, Gjergj Figuri ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku vra Roli.
Lexo edhe: PAMJET/ Ekzekutorët u siguruan që “Piloti” të mos mbetej gjallë, Audi “shoshë” nga plumbat
Paraprakisht mësohet se autorët ishin dy, jo me makinë por në këmbë dhe në momentin që e kanë parë i kanë dalë përpara duke e qëlluar. Makina humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës. Goditjet ishin fatale për Rolin që humbi jetën në vend./ Abcnews.al