Përfundon takimi Rama-Escobar në kryeministri

schedule18:11 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 18:11 - 9 Dhjetor, 2021

Ka përfunduar pas thuajse një ore takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar.

Më herët Escobar u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit i  ngjiti shkallët e PD në 11:47 minuta për të diskutuar me lidershipin e PD për politikat e SHBA në luftën kundër korrupsionit dhe sanksionet ekonomike ndaj individëve të korruptuar.

Në përfundim të takimit që zgjati një orë në selinë e PD Escobar u shpreh se e presin Bashën sa më parë në Washington, duke i dhënë përmes kësaj ftese një mbështetje të madhe liderit demokrat në këtë “betejë” me ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “Non Grata” nga DASH.

Zyrtari i lartë tha se opozita ka shprehur angazhim ndaj NATO-s, integrimit në BE dhe luftës ndaj korrupsionit, duke e lidhur këtë me vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Escobar shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Tiranë si dhe për takimin me opozitën, ndërsa deklaroi se do të ketë edhe takime të tjera në vijim.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë, është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pa ta mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj natos dhe integrimit europian si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet.  Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi  të zhvilloj bisedime të tjera këtë pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Në këtë takim, Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Kjo është vizita e parë e tij në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi disa ditë më parë se qëllimi i vizitës është për të thelluar miqësinë e ngushtë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!