Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani në Samitin për Demokracinë: Po ju drejtohem si presidente e popullit më pro-amerikan në botë

schedule17:16 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 17:16 - 9 Dhjetor, 2021

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur në Samitin për Demokracinë të organizuar nga presidenti Joe Biden, për Kosovën si një nga demokracitë më të reja në botë. Shefja e Shtetit nuk ka harruar ta përmend popullin e Kosovës si më pro-amerikanin në botë.

Osmani në fund të fjalisë ka përshëndetur pjesëmarrsit nga populli më pro-amerikan në botë.

“Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje! Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ajo ka prezantuar edhe zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë si: Forcimin e Sundimit të Ligjit, Forcimin e Rolit të Gruas në Shoqëri dhe Themelimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut./Express

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!