“Squid Game” është seriali më i ndjekur i momentit dhe më influencuesi në botë.
Madje, sipas Google, është një nga shfaqet televizive më të kërkuara që kanë mbizotëruar për vitin 2021.
“Squid Game”, dorëzat e Bernie Sanders dhe “si të vishni xhinse të ngushta”, janë ndër fjalët më të kërkuara në Google përgjatë gjithë këtij viti.
Në Squid Game, një grup prej 456 personash, në borxhe dhe të dëshpëruar, joshen me një lojë mbijetese, ku u jepet mundësia të largohen me 39 milionë dollarë nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërash.
Sfida? Ata vdesin nëse humbin. /abcnews.al