Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-senatorit amerikan Bob Dole

schedule11:07 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 11:07 - 9 Dhjetor, 2021

Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-senatorin amerikan Bob Dole. Balla deklaroi se ai pati një rol në pavarësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për çështjet mbarëshqiptare.

“Të gjithë e dimë që roli i Bob Dole në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe më pas shumica e vendeve progresiste kudo në botë ka vazhduar edhe nga pjesa tjetër e senatit.

Do ishte në nderin e Kuvendit të Shqipërisë që në një moment të caktuar, është kryetarja ajo që vendos, në vlerësim të kësaj figure të rëndësishme jo vetëm për politikën amerikane por edhe për mbështetjen ndaj çështjeve shqiptare”, tha Balla. /Abcnews.al