A mundet ushtria amerikane të rifitojë reputacionin e saj?

schedule09:47 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:47 - 9 Dhjetor, 2021

Nga James Durso, The Hill

A ka rënë reputacioni i ushtrisë amerikane? Sigurisht që po. Sipas një sondazhi në nëntor të  2021, vetëm 45 për qind e të anketuarve besojnë të ushtria amerikane – 25 % më pak se vjet. Ndërsa përqindja e personave që nuk besojnë të ushtria është rritur me 15%.

Ushtria nuk është i vetmi institucion publik që po vuan nga një reputacion i keq por është mësuar të gëzojë vlerësimin publik. Si rezultat, mund të mos dijë se si të marrë veten. Rënia e besimit të ushtrisë  mund të jetë përkeqësuar nga veprimet e liderëve ushtarakë në vazhdën e demonstratës së dhunshme në Kapitol më 6 janar. Megjithëse disa amerikanë mendojnë se liderët ushtarakë ndaluan një grusht shteti nga Donald Trump.

Ka të ngjarë që tërheqja kaotike nga Kabuli në gusht – hera e parë që populli amerikan dëshmoi një disfatë në kohë reale shkaktoi humbjen e besimit në ushtrinë amerikane. Duke i shtruar edhe faktin se 13 anëtarë të shërbimit civil amerikan mbetën të vrarë nga një sulm kamikaz në aeroportin e Kabulit, raporton abcnews.al

Nga 13, 12 ishin në të 20-at dhe të gjithë ishin vullnetarë.

Si mund të “marrë veten” ushtria?

Mënyra më e keqe do të ishte të tregonin sukses në një luftë tjetër. Udhëheqësit ushtarakë të Amerikës mund të mos jenë dakord nga përfundimi i Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, i cili nuk u shënua nga një betejë epike e blinduar në Kursk, por nga qytetarët sovjetikë që vendosën se kishte mbaruar sepse ekonomia sovjetike nuk mund të siguronte një nivel jetesë më të mirë.

Unik në ushtritë e botës, Pentagoni nuk mendon se është përgjegjës për mbrojtjen e kufijve të vendit të tij. Në vend që të mbrojë Amerikën , ajo mbron interesat amerikane, të cilat jashtë shtetit nuk shihen aq pozitivisht.

Çfarë duhet të bëjë ushtria amerikane?

Fillimisht duhet të mendoni se si ushtria mund të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të vendit. Në SHBA, ky konsiderohet si një funksion civil dhe ligj zbatues, por është koha që taksapaguesit të marrin diçka mbrapsht për 700 miliardë dollarët që i japin Pentagonit çdo vit.

Duhet ti japim fund epidemisë së sulmeve seksuale të ushtrisë.

Duhet ti japim fund mosndëshkimit që justifikon vrasjen aksidentale të civilëve në fushën e betejës – për sa kohë që ata janë të huaj. Vrasja e fundit me dron e dhjetë anëtarëve të familjes së pafajshme të Ahmadi në Kabul u justifikua nga Inspektori i Përgjithshëm i Forcave Ajrore, me faktin se ata mendonin se ishte një kërcënim për forcat amerikane.

Ushtria është një ndërmarrje ekonomike. Ajo mbështetet në një buxhet bujar për të paguar jo vetëm ushtarët por edhe kontraktorët që ndërtojnë armë dhe ofrojnë shërbime  dhe punësojnë ish-pjesëtarë të shërbimit. Nuk është “Military, Inc.” si në Pakistan apo Egjipt , por interesat e saj ekonomike nuk janë gjithmonë të njëjta me ato të popullit amerikan.

Një shkurtim i buxhetit prej 10 për qind – duke përfshirë zvogëlimin e flotës së avionëve ekzekutiv do të tërhiqte vëmendjen e E-Ring, veçanërisht pasi Pentagoni sapo na kujtoi se grupi terrorist ISIS-K mund të jetë në gjendje të nisë sulme nga Afganistani kundër SHBA-së në vetëm gjashtë muaj, raporton abcnews.al

Pse këta armiq janë ende në fuqi pas 20 vitesh financim të pakufizuar?

ISIS-K nuk është një kërcënim për ushtrinë amerikane. Ajo për çfarë duhet të shqetësohen është kongresmeni ambicioz republikan, i cili “është kundër”  interesave të ushtrisë, pavarësisht thirrjeve të zakonshme boshe të liderëve ushtarakë “Mbështesni trupat!” ose “Putin!!!” Ai politikan do të ketë sukses sepse Amerika e Mesme, e cila është themeli për rekrutimin dhe një mbrojtje të fortë kombëtare, nuk do të rrezikojë jetën e fëmijëve të saj.

Sondazhi i Institutit Reagan raportoi se amerikanët ende duan të angazhohen me botën dhe ata e kuptojnë se Kina është kërcënimi më i madh për SHBA-në. Nga ana tjetër, vetëm 42 për qind mendojnë se SHBA-ja duhet të jetë “Më e angazhuar dhe të marrë drejtimin”, gjë që mund të ofrojë më pak liri veprimi për aventurat ushtarake, raporton abcnews.al

Të shqetësuar për bosët ushtarakë, vetëm 33 për qind e të anketuarve e konsiderojnë “udhëheqjen ushtarake, si oficerët dhe gjeneralët” si më të mirët, me gjasë për shkak të tërheqjes së çorganizuar nga Kabuli, braktisjes së miliarda dollarëve të pajisjeve ushtarake për talebanët.

Ata janë të vetëdijshëm se talebanët kanë vendosur agjentë të fshehur në shumicën e çdo agjencie dhe institucioni të qeverisë afgane. Nëse Pentagoni do të ishte një kompani e tregtuar publikisht, bordi i drejtorëve do të kishte shkarkuar menaxherët dhe do të frikësohej nga një padi e aksionarëve.

Kështu nisën zgjedhjet e 2016-ës dhe i takon presidentit të ardhshëm të përfundojë punën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!