Studimi: Doza e tretë e Pfizer redukton me 90% rrezikun e vdekjes

schedule08:44 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 08:44 - 9 Dhjetor, 2021

Doza e tretë e Pfizer / Biontech redukton me 90% rrezikun e vdekjes nga Covid-19, në krahasim me personat që kanë marrë dy doza, sipas një studimi shkencor. Shkencëtarët e konsiderojnë jetike marrjen e dozës së tretë në një deri në dy muajt e ardhshëm, kur Delta pritet të dominojë.

Disa shkencëtarë vlerësojnë se Omicron do të mbizotërojë mbi Delta, siç ka ndodhur edhe me variantet e mëparshme të virusit. Sipas një studimi nga studiuesit në Clalit Health Services, i botuar në New England Journal of Medicine, personat që morën një dozë përforcuese të paktën pesë muaj pas dozës së dytë të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të vdisnin në raport me ata që nuk kishin marrë një dozë të tretë.

Studimi u krye në 843,208 izraelitë të moshës mbi 50 vjeç, nga të cilët 758,118 (90%) kishin marrë një dozë të tretë. Ndër ata që kishin marrë tre doza, 65 njerëz humbën jetën në krahasim me 137 që nuk kishin marrë një dozë të tretë ose pothuajse 3 viktima për 100,000 persona në ditë, raporton abcnews.al

Një studim i dytë izraelit, i botuar në të njëjtën revistë mjekësore, i cili analizoi të dhënat për gati 4.7 milionë njerëz, zbuloi se në mesin e atyre që kishin marrë një dozë të tretë, infeksionet e konfirmuara të koronavirusit ishin dhjetë herë më pak se ata që kishin marrë dy doza.

Për më tepër, doza e tretë e Pfizer zvogëlon rrezikun e sëmundjes së rëndë Covid-19 me 18 herë tek personat mbi 60 vjeç dhe me pothuajse 22 herë tek personat e moshës 40-59 vjeç.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!