Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës Huan Guaido, i ka bërë apel popullsisë që të protestojnë në shesh por në mënyrë paqësore. Ai tha se manifestimet janë parashikuar të mërkurën dhe të premten
Me anë të një mesazhi të transmetuar në television, lideri i opozitës venezueliane i vetëshpallur presidenti Huan Guaido, i ka bërë apel popullsisë të protestojnë të mërkurën dhe të shtunën e kësaj jave. Të shtunën ai ftoi të bashkohen në protesta dhe venezuelianët që jetpjnë jashtë vendit, pasi atë ditë skadon dhe ultimatum që Bashkimi europian i ka dhënë Maduros që të shpallë zgjedhje të reja
Ky i fundit refuzoi një ditë më parë ultimatumin e Brukselit, sipas të cilit nëse nuk do të ketë zgjedhje të reja, atëherë vendet e BE-së do të njohin si president të vendit, liderin e opozitës. Maduro u shpreh se nuk do të pranojë asnë ultimatum. Në një intervistë për CNN turk ai tha se Venezuela nuk është e lidhru me Europën dhe se elita europiane nuk reflekton opinionin e popujve europiane.
Maduro, lavdëroi ushtrinë e vendit e cila sipas tij por reagon me këmbëngulje dhe dinjitet përballë pretendimeve liberale dhe planeve destabilizuese.
Por shtetet e bashkuara të amerikës kanë paralajmëruar pasoja të rënda nëse opozita në Venezuelë sulmohet. Edhe lideri i opozitës në vend Guaidó u kërkoi ushtarëve të mos shtypnin me dhunë protestat paqësore.
Ndërkohë përfaqësuesi më i lartë ushtarak venezuelian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hoze Luis Silva, pranoi publikisht si president të vendit të tij Huan Guaidó. Nga Uashingtoni ai u kërkoi kolegëve dhe vëllezërve ushtarë që të mbështesin presidentin e vetëshpallur.
Sipas tij ky qëndrim është në përputhje me kushtettutën dhe ligjet venezueliane.
Papa Francesko i cili ndodhet në Panama u shpreh se po lutet për popullin venezuelian dhe shpreson që të gjendet sa më shpejt nëj zgjidhej duke pasur parasysh mirëqënien e popullit
Izraeli i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, pjesës më të madhe të Amerikës latine dhe vendeve europiane duke njohur lidershipin e ri në Venezuelë./abcnews.al