Një 17-vjeçar humbi jetën pasi makina përfundoi në greminë, pamje nga aksidenti tragjik në Bulqizë

schedule20:31 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 20:31 - 8 Dhjetor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë pasditen e së mërkurës. Bëhet e ditur se rreth orës 17.00 një makinë ka rënë rreth 100 metra në humnerë në afërsi të Njësisë Administrative Trebisht.

Burime nga policia bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit ka Ervis Terziu ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë. Për pasojë Florijan Pupuleku 17 vjeç nuk ka mundur të mbijetojë, kurse Ervis Terziu është plagosur dhe ndodhet ne spitalin e Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se automjeti është thuajse i shkatërruar tërësisht, i kthyer në një anë.

NJOFTIMI

“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.” /abcnews.al/