Në Ditën e Rinisë PD ka organizuar një aktivitet “8 Dhjetori përmes veprave të autorëve”. Mesazhe kanë qenë të forta dhe të qarta nga themelues dhe autorë të ndryshëm. E pranishme në aktivitetin zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist ishte dhe gazetarja Luljeta Progni. Mes të tjerash Progni theksoi se ka besuar që sfida kryesore e PD ishte garantimi i votës së lirë por kjo s’ka ndodhur.
“Unë kam besuar gjithmonë se sfida kryesore e PD që kur u themelua do duhej të ishte garantimi i votës së lirë, për fat të keq kjo s’ka ndodhur. Vota e lirë është thelbi i të gjitha të tjerave dhe kjo s’ka ekzistuar brenda PD për sa kohë s’ia doli dot ta ketë kulturë të vetën brenda vetes ishte akoma më e vështirë të ndikonte në zgjedhjet e përgjithshme.
Nëse s’ka respekt brenda partisë është e vështirë të besojmë se do ketë në nivel vendi. Kjo është një sfidë e PD edhe sot, shpresoj që një ditë të ketë zgjedhje të ndershme në Shqipëri. Në dhjetor të 90 familjet me biografi të keqe ishin në internime, kundërshtarët e regjimit ishin ende në burg. Dhjetori i 90 është moment shumë i rëndësishëm në Shqipëri i dyti pas pavarësisë. Gëzuar ditën e rinisë kryesisht studentëve të dhjetorit”, tha ajo. /abcnews.al