Në Ditën e Rinisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të qartë. Në postimin e saj, ambasadorja siguron se Amerika mbështet ndryshimin, duke bërë edhe njëherë thirrje që të ketë bashkëpunim me SHBA-në, për të ecur para, jo pas. Siç shkruan Kim duhet zgjedhur e ardhmja dhe jo e shkuara dhe këtë fjali e kemi dëgjuar shpesh ta thotë edhe kur bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe betejën e tij për t’u rikthyer në krye të PD pasi u shpall “Non Grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i partisë.
“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja e Shqipërisë për në BE. Ne duam që Shqipëria të jetë më e drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur Shqipëria përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”, shkruan Kim.
Lexo edhe: Dita e Rinisë, ambasada e SHBA: Krenarë që qëndrojmë krah jush, ju mbështesim për të ardhmen
Një tjetër mesazh është bërë edhe në faqen zyrtare të ambasadës, ku theksohet se studentët guximtarë, 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës. be.k/abcnews.al


