PD: Ish-Sigurimi i Shtetit në poste të larta drejtuese në SHISH

schedule12:43 - 27 Janar, 2019

schedule 12:43 - 27 Janar, 2019

Një ditë pas denoncimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës, kriter ndalues ky për të qënë pjesë e organeve të drejtësisë radhën e ka një institucion i lartë i sigurisë kombëtare, Shërbimi Informativ i Shtetit.

“Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit”, tha Alibeaj.

Më tej, ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, denoncimin e vijoi nominalisht.

  • “Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
  • Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë.
  • Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
  • Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit. Emërohet Drejtor në SHISH Elbasan.
  • Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit
  • Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës.  Vëllai Afrim Tafa, ish Drejtor Policie , i implikuar në trafikun e drogës.
  • Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
  • Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, Tiranë.
  • Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, Emërohet Drejtor në SHISH.

Alibeaj nënvizon se për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën të papërshtatshëm për promovimin në detyrë.

“Ndërsa për 7 të të tjerët,  ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës”, tha Alibeaj.

Rendi, drejtësia dhe siguria nuk mund të garantohen nga njerëz që dikur kanë torturuar, masakruar dhe izoluar qytetarë, thekson Alibeaj, ndaj largimi i arkitektit të qeverisjes me sigurimin e shtetit, vijon ai, është shërbimi më i mirë që mund t’i bëjmë sot vendit./abcnews.al