Youtube ka nisur procesin e bllokimit të videove që favorizojnë teoritë ekstravagante dhe konspirative. Platforma web do të modifikojë sistemin e kërkimit për materialet që kanë përmbajtje konspirative.
Mjaft me video që promovojnë teori ekstravagante dhe konspirative, të paktën në Youtube. Platforma web, ka bërë të ditur se do të bllokojë të gjitha videot që favorizojnë teza të cuditshme dhe me tendenca komplotiste; ndër të cilat, ato në lidhje me rrumbullakësinë e planetit tokë dhe sulmeve të 11 Shtatorit. Youtube do të kryejë një ndërhyrje graduale, e cila do të modifikojë sistemin e sugjerimeve të videove, në mënyrë të tillë që përmbajtjet e llojit konspirativ të kalojnë pa u vënë re, pavarësisht mbetjes së tyre në rrjet. Operacioni do të nisë këto ditë në Shtetet e Bashkuara, dhe më pas do të shtrihet edhe në vende të tjera. Pikërisht kohët e fundit, platforma në pronësinë e kompanisë gjigande Google, ka ndryshuar politikën e të vepruarit edhe mbi publikimin e filmimeve që regjistrojnë prova të rrezikshme, ose që krijojnë nxitje për dhunë. Youtube është një vitrinë virtuale e vizituar nga qindra miliona shikues. Ndryshimi i kryer së fundmi i rregullave të kompanisë mbi disa aspekte, ka krijuar përshtypjen te përdoruesit e Youtube, se kompania po synon t’i përmirësojë filtrat e cilësisë, vërtetësisë dhe sigurisë, në lidhje me materialet që hidhen në rrjet dhe ato që tashmë Youtube disponon./abcnews.al