Duket se thirrja e Bashkisë së Tiranës për të kontribuuar në rikonstruksionin e konvikteve, po gjen mbështetje nga bizneset në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se mbështetja e bizneseve, ndihmon dhe lehtëson më tej jetën e çdo studenti.
Apelit të Kryeministrit Rama dhe Bashkisë së Tiranës për të kontribuar në rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti, kanë nisur t’i përgjigjen pozitivisht bizneset. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se nismës adopto një konvikt i është përgjigjur dhe familja Sadushi.
Erion Veliaj: S’duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribuues në kauzën për të rregulluar konviktet e “Qytetit Studenti” dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ftoi që kjo nismë të ndiqet edhe nga biznese të tjera të vendit , në mënyrë që t’ju shërbejë dhe të lehtësojë jetën e studentëve./abcnews.al