Pse u rrit çmimi i kafes dhe çfarë pritet të ndodhë në 2022?

schedule18:48 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 18:48 - 6 Dhjetor, 2021

Kafeja po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë në mbarë botën, pasi çmimi i saj ka arritur nivelin më të lartë në dhjetë vitet e fundit dhe ekspertët presin që kjo të vazhdojë deri në vitin 2023.

Sipas CNBC, kontratat e dhjetorit u tregtuan me 2,34 dollarë për 454 gramë të hënën, ndërsa kontratat e e kafesë në bursën e Nju Jorkut arritën në 2,46 dollarë të enjten. Ky çmim është më i larti pas atij të vitit 2011, kur kafeja theu barrierën prej 3 dollarë.

Ndërkohë, sipas CNBC, të premten çmimi i referencës i shpallur nga Unioni Ndërkombëtar i Kafes ishte 2,07 dollarë, me rritje 85% nga viti në vit.

Sipas një deklarate të bërë për rrjetin amerikan nga Ole Hansen, kreu i strategjisë së Saxo Bank, në dymbëdhjetë muajt e fundit “një stuhi e përsosur ngjarjesh ka komplotuar” për të rritur çmimin e kafesë.

“Çështja për kursin e ardhshëm të çmimit është nëse këto zhvillime do të zgjasin gjatë,” tha ai për CNBC.

“Mendoj se duhet të përqendrohemi në atë që po ndodh këtë vit në Brazil, ku ka pasur temperaturat më të ulëta në një gjeneratë dhe ka pasur një periudhë thatësire. Këto i bëjnë të korrat e vitit 2022 mjaft të pasigurt.”

Ole Hansen tha gjithashtu se këto kushte të motit mund të ndikojnë edhe në të korrat e vitit 2023, siç ndodhi në vitin 2011.

Sipas CNBC, pasiguria për çmimin e kafesë është shkaktuar nga situata në vende të tjera, si Etiopia, e cila është në prag të luftës civile, por edhe Vietnami, ku rritja e rasteve të koronavirusit mund të godasë prodhimin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!