Milani është skuadra më e pafat në grupet e Champions League. Në ndeshjen e kaluar arritën të merrnin 3 pikë shumë të rëndësishme kundër Atletico Madrid, duke iu falur golit të Messias, që është edhe fitorja e parë në Ligën e Kampionëve, për të vazhduar të shpresojnë në kalimin më tej në këtë kompeticion.
Që një kuq e zinjtë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Champions League duhet një tjetër fitoreje historike kundër Liverpool, por përpara kësaj sfide Milan merr lajme aspak të mira.
Sulmuesi portugez, Rafaelo Leao ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë dhe nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Stefano Pioli për takimin kundër “The Reds”.
“Dhimbje kokë” për teknikun e kuq e zinjve, sepse për këtë sfidë nuk do ketë të gatshëm as Pietro Pellegri, por nuk mbaron me kaq, nuk do jet në dispozicion të Piolit as Rebic. /f.a/abcnews.al