Ekipet e kërkim-shpëtimit në Indonezi po kërkojnë për të mbijetuar në fshatrat e fundosur nga hiri vullkanik, pasi shpërthimit të vullkanit Semeru në ishullin Java të shtunën, shkruan BBC
Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe 56 janë plagosur, sipas autoriteteve. Shtëpitë janë mbuluar nga hiri dhe mund të dallohen vetëm çatitë e tyre. Të paktën 11 fshatra në Lumajang, në Java Lindore, u mbuluan nga hiri vullkanik. Ndërkohë 10 persona rezultojnë të zhdukur.
Një zëdhënës i agjencisë indoneziane tha se të lënduarit po marrin trajtim në spitale. Rreth 1,300 njerëz janë evakuuar deri më tani. Evakuimi është penguar nga tymi mbytës, ndërprerja e energjisë elektrike dhe stuhitë e shiut gjatë shpërthimit. Një urë e rëndësishme nga zona në qytetin e afërt të Malang është dëmtuar gjithashtu gjatë shpërthimit.
16.50
BPBD Provinsi Jatim dan BPBD Lumajang telah menuju lokasi untuk melakukan assesment dan evakuasi warga di sekitar Gunung Semeru. Silahkan mention jika ada yang dilokasi@PRB_BNPB pic.twitter.com/DYj8qIW23u— jogjaupdate.com (@JogjaUpdate) December 4, 2021
Kondisi erupsi Semeru saat ini. Silahkan mention jika ada yg dilokasi pic.twitter.com/5nnvqyoVJg
— PRB Indonesia BNPB (Disaster Risk Reduction) (@PRB_BNPB) December 4, 2021
Mali Semeru ngrihet 3676 m mbi nivelin e detit dhe është ndër 130 vullkanet aktive të Indonezisë. Hera e fundit që shpërtheu ishte në dhjetor 2020, duke detyruar mijëra banorë të evakuoheshin.
Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik dhe sizmik./abcnews.al
Info saat ini bahwa jembatan Gladak perak putus. Tolong menginfokan kepada masyarakat yang akan melewati lokasi ini untuk berhati-hati pic.twitter.com/Cgap7SZwBz
— PRB Indonesia BNPB (Disaster Risk Reduction) (@PRB_BNPB) December 4, 2021