Rrugët e Durrësit notojnë në ujë. Kjo është situata ditën e sotme, pasi vendi u përfshi mbrëmjen e djeshme nga rrebesh shiu.
Problematike janë disa kryqëzime dhe segmente rrugore. Konkretisht bëhet fjalë për rrugët te kryqëzimi i stadiumit deri rruga e “Dylit”; rrethrrotullimi te stacioni trenit; rruga Taulantia; rruga Pavarësia në plazh. Prani të lartë uji ka edhe te rruga e Shkozetit çka e bën edhe më të vështirë kalimin si për makinat edhe për këmbësorët.
Lexo edhe: Stuhia lë në errësirë fshatrat e Lezhës
Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve në disa zona të vendit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. be.k/abcnews.al