Në Maqedoni e Veriut ka ndodhur një episod aspak i mirë, në ndeshjen që Shkëndija e Tetovës po zhvillonte kundër Pelisterit.
Në stadiumin “Ecolog Arena”, teksa Shkëndija po festonte golin e fitores, lojtarët shkuan tek tifozët për të gëzuar së bashku, dhe në këtë moment një fishekzjarr hidhet nga tribuna dhe i shpërthen në fytyrë lojtarit Egzon Bejtulai, i cili u shtri menjëherë në tokë, ku u kërkua edhe ndihma e mjekëve të ekipit për të vazhduar trajtimin e lojtarit.
Një situatë e pazakontë, që ndërpreu festimin e Shkëndijës, me lojtarët e tjerë që u kthyen nga tribunat duke u bërë shenjë që po e tepronin me fishekzjarrët.
Këtë sfidë Shkëndija arrit ta fitonte me shifrat 2-1, duke u renditur kështu në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit duke lënë kështu mënjanë edhe nisjen e keqe në fillim të sezonit.
/f.a/abcnews.al