Nga Leontina Nikaj
Me tingujt e pianos, e prezantimin e disa prej skicave e pikturave, nis mbrëmja dedikuar artistit Lekë Tasi. Vepra e tij “Duan të fluturojnë”, sheh dritën e skenës , në edicioni e 5 të “Metrofest” Në qendër të veprës janë vështirësitë që kalojmë në jetë, si dhe tranzicioni dhe përshtatja e të jetuarit në vende të ndryshme, ndikuar edhe nga sistemi.
Autori pranon notat autobiografike, pasi Lekë Tasi është një nga violinçelistët e parë të Orkestrës së Radios, Filarmonisë dhe Teatrit të Operas, i aktivizuar përgjatë viteve 1946 deri në vitin 1967, ku u pushua nga puna për motive politike dhe u dërgua me punë të detyruar në Grabjan të Lushnjes.
Jetën e kësaj periudhe e ka rrëfyer në librin autobiografik “Grabjani rrëzë kodrave”, Por në këtë vepra ai tejkalon veten, duke sjellë mesazhe universal përmes ekzistencializmit thekson regjisorja Klesta Shero.
Kryepersonazhi u jetësua nga Lindar Kaja . Teksa na shpjegon emocionet që jetoi për veprën skenike, pranon se disa elementë janë anashkaluar Kur e vë të zgjedhë mes letërsisë dhe pikturës, si anon nga peneli
Aktiviteti i tij kryesor është piktura. Me kthimin e tij pas internimit në Tiranë më 1990, ai rifillon të pikturojë dhe ka ekspozuar ndër vite, veprat e tij shquhen për një frymë të veçantë të peisazhit urban, ku nuk mungon edhe ironia , sarkazma dhe grotesku. Vepra e tij e shkruar së fundmi me titull “Duan të fluturojnë” është e para vepër që vihet në skenën e një teatri. /Abcnews.al