Skuadra e Juventusit këtë sezon është shumë larg paraqitjeve të viteve tjera dhe kjo duket qartë që pas largimit të CR7.
Largimi i Ronaldos nga bardh e zinjtë ka lënë një boshllëk të madh në skuadër, duke vuajtur vazhdimisht të shënojnë gola.
Gjetja e golit është kthyer në një mision të vështire te Juve dhe për të zgjidhur këtë “hall” të tyre, drejtuesit kanë piketuar dy sulmues “big”.
Sipas “Tuttosport”, dy “bomberat” e “peshkuar” nga drejtuesit e “zonjës së vjetër” janë Edison Cavanin dhe Mauro Icardi.
Të dy sulmuesit nuk po luajnë rregullisht me skuadrat e tyre respektivisht Cavani me Manchester United dhe Icardi me PSG dhe një largim i dyte në merkaton e janarit duket mëse i mundshëm. /f.a/abcnews.al