Koreografja e njohur, Riselda Sejdia duket se nuk ka të ndalur në Dance Reality Show“T’ka mami yll”. Të shtunën e kaluar, ajo i befasoi të gjithë me duke kërcyer vallen e Rugovës, si një përshëndetje për bashkëshortin e saj, Hajdinin. Ndërsa, këtë mbrëmje duket se sërish nuk i ka rezistuar skënës, pasi ka imituar Michael Jackson.
“Unë e kam kërcyer Michael Jackson, e kam imituar në Festivalin Ballkanik, se nuk më vjen mirë tani të zë kohë, të flas për veten”, ka thënë Sejdia dhe është ngritur për të performuar.
Ky kërcim i saj është shoqëruar me shumë duartrokitje dhe komplimenta nga të gjithë. Padyshim, Riselda përveç se ka dhuruar energji, ka treguar edhe një herë se është si një kameleon i vërtetë kur bëhet fjalë për kërcimin./abcnews.al/