Mijëra njerëz kanë protestuar në Utrecht, Holandë kundër kufizimeve të reja të koronavirusit që hynë në fuqi fundjavën e kaluar. Protestuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit duke mbajtur pankarta dhe duke valëvitur flamujt holandez. Gjithashtu ka pasur forca të shumta policie për të montuar situatën.
Kjo është demonstrata e parë më e madhe në Holandë kundër masave, të cilat përfshijnë mbylljen e bareve, restoranteve dhe shumicës së dyqaneve për të frenuar një valë rekord të rasteve me COVID-19 që po kërcënon të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.
Holanda ka regjistruar 2,728,876 dhe 19,642 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al