Qindra banorë të lagjes së llixhave të Peshkopisë protestuan kunder dhenies me koncesion te ujit te llixhave. Sipas banorëve ka një vendim të Këshillit të Bazenit Ujor Drin – Bunë te dhjetorit te 2018-s, i kryesuar nga prefekti i Shkodrës, Çesk Millja që i lejon një firme private të marrë me koncesion ujin e llixhave. Banorët dyshojnë se praktika për dhënien me koncesion është korruptive. Ato akuzojnë Bashkinë dhe Prefekturën Dibër se kanë ndihmuar me procedura fiktive firmën , duke anashkaluar konsultimet publike me banorët. Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Dibrës, Xhemal Gjunkshi i cili siguron banorët se po kërkohet informacion mbi procedurën rreth këtij privatizimi korruptiv./abcnews.al