Policia amerikane ka arrestuar prindërit e 15 vjeçarit autor të masakrës në shkollën e mesme të Detroit ku 4 nxënës mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën. Prindërit akuzohen për vrasje pa dashje pasi ishin ata që i blenë armën djalit të tyre si dhuratë për Krishtlindje.
Lajmi u konfirmua për CNN nga zëdhënësi i policisë së qytetit amerikan. James and Jennifer Crumbley u zhdukën pak orë para se të akuzoheshin dhe ata për vrasje, si pasojë e neglizhencës së treguar.
US Marshals announce reward, release wanted posters for James and Jennifer Crumbley, the parents of the accused Oxford HS (Michigan) shooter pic.twitter.com/CbtWwdTHuj
— U.S. Marshals (@USMarshalsHQ) December 4, 2021
Në 26 nëntor Itan ishte me prindërit e tij kur blenë armën dhe postoi fotografi në rrjete sociale duke shkruar: “Sot mora këtë gjënë e bukur”.
Në fundjavën e falënderimeve, nëna e tij shkruante në rrjetet sociale se ajo dhe djali i saj po provonin dhuratën e re të Krishtlindjeve.
/abcnews.al