Reforma e ujit, Balluku me kryebashkiakët në Durrës: Merreni më seriozisht situatën

schedule12:30 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 12:30 - 4 Dhjetor, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebahskiakët e qarkut të Durrësit për reformën e ujit. Ndër të tjera, ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike. Balluku kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.

“Është një situatë që unë kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkive. Nuk ka lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Ata kryejnë një detyrë që ua keni deleguar ju. Janë në varësinë tuaj. Durrësi për ne është një situatë specifike që e trajtojmë brenda ministrisë në kushte të tjera. E kuptojmë kompleksitetin. Si në rastin e  Krujës dhe Durrësit në tre vitet e fundit, ju keni punuar bashkë me mua, e dini shumë mirë investimin që është bërë.

Duke pasur parasysh patjetër që i përket një qarku tjetër Kavaja dhe Rrogozhina. Normat e arkëtimit në Kavajë në 2021 është 24.9( dhe në 2020 ka qenë 31%, keni një rënie. Ndërkohë Rrogozhina është 64.4%, ka një përmirësim të lehtë. Gjithë ujin e Rrogozhinës ju ia faturoni shtetit. Keni zgjedhur që shteti të jetë bamirës në këtë rast”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al