Besart Berisha ishte i pari, pastaj e pasoi Kristi Vangjeli. Mbrojtësi korçar e mbyll vetëm pak muaj pasi firmosi me korçarët dhe del lojtar i lirë.
“FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim.
Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit dhe firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim.
Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese”, njofton klubi kampion i Kosovës. / abcnews.al