Nëna ganeze: Shqiptari u martua me mua për letra angleze, kërkon të më marrë fëmijën

schedule20:08 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 20:08 - 3 Dhjetor, 2021

Një nënë e re ganeze më nënshtetësi britanike, Margaret Brown ka deklaruar se babai i fëmijës së saj me origjinë shqiptare e përndjek atë për t’i marrë vajzën. Duke folur për SVTV Africa, ajo u shpreh se shqiptari ishte lidhur me të vetëm për të siguruar letrat angleze dhe pasi arriti qëllimin e tij ai e la.

“Ai kishte pasaportë dhe avokati i tij i kishte thënë se e vetmja mënyrë se mund të bëhej rezident në rast se do të kishte fëmijë. Kështu që ai gjithmonë më bënte presion që të kishim fëmijë. Unë e quaj vajzën time një bebe mrekullie pasi unë vazhdimisht mbrohesha që të mos mbetesha shtatzënë dhe e mora vesh vetëm në muajin e pestë”, shprehet ajo.

Margaret tha se sapo solli në jetë fëmijën ai e përzuri nga shtëpia dhe nuk kujdeset më për të. Por së fundmi ai ka nisur të vëzhgojë lëvizjet e saj duke punësuar njerëz të tretë.

“Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës vetëm nëse nëna e tij, ka probleme të dukshme të shëndetit mendor ose tregon shenja dhune. Ai është përpjekur të më bëjë të reagoj ndaj gjërave duke më provokuar në situata të ndryshme, në mënyrë që ta përdorë pastaj kundër meje. Ai u takua me fqinjin tim që më shkatërroi më pas makinën vetëm për të më bërë të reagoj”, thotë ganezja. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!